75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / G T

Shkarkohet Prosinecki? Te Mali i Zi në stol ‘ulet’ ish-sulmuesi i Romës dhe Juventusit

Kombëtarja e Malit të Zi është duke u përgatitur për largimin e trajnerit, Robert Prosinecki.

Ky largim pritet të ndodh nesër, kështu raportojnë mediat malazeze dhe vjen për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan Indeksonline

Në stolin e Malit të Zi, pritet të ulet legjenda e futbollit, Mirko Vucinic.

Vucinic është pjesë e Kombëtares që një kohë të gjatë dhe se i besohet kjo punë deri në fund të ciklit kualifikues për Botërorin 2026./Indeksonline/