Shkarkohet trajneri i përfaqësueses së Ekuadorit, dyshohet për abuzime seksuale
Selektori i Përfaqësueses së Femrave të Ekuadorit në futboll, Luis Pescarolo është shkarkuar nga detyra. Kjo pasi që ai po akzuohet se ka abuzuar seksualisht me futbollistet.
Bashkë me të janë shkarkuar edhe dy asistentët e tij. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Ekuadorit.
Sipas akuzës, dyshimet kanë filluar pasi tek trajneri janë zbuluar mesazhe të “nxehta” që ua ka dërguar futbollisteve. /Indeksonline/
