Shkarkohet trajneri i Rashicës

Riza Çalimbay, legjendë e futbollit turk në vitet 1980 dhe 1990, largohet nga posti i trajnerit të Beshiktashit pas vetëm gjashtë javësh. Në qëndrimin e klubit për shkarkimin e tij shkruhet:
“Si rezultat i mbledhjes së zhvilluar pas ndeshjes kundër Alanyaspor, Bordi ynë Drejtues ka vendosur të ndahet nga trajneri Riza Çalimbay”.
Beshiktashi humbi 1-3 në shtëpi këtë të enjte ndaj Alanyasporit, një skuadër mjaft modeste, e cila prej javësh ishte në mesin e tri vendeve të fundit.
Beshiktashi, i konsideruar si klubi i tretë më i suksesshëm në vend, ka ndërruar trajner pesë herë në dy vitet e fundit.