08:10 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkatërrimi i Notre Dame përmes fotografive

Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës është përfshirë nga flakët.

Ky zjarr i madh që ka shpërthyer ka bërë që të rrëzohet kulmi i kësaj katedrale.

E ndërtuar në shekullin e 13-të, katedralja mesjetare konsiderohet një objekt që simbolizon arkitekturën po aq sa është edhe një simbol fetar.

Notre Dame është një nga atraktsionet më të njohura të Parisit duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Akoma nuk dihen arsyet e këtij zjarri, por besohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga punimet që po bëheshin për restaurimin e kësaj katedrale.