Shkatërrimi i rrjetit të kokainës/ Europol publikon pamje të aksionit ku u arrestuan 45 shqiptarë (Foto)

Një operacion ndërkombëtar që përfshin autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në shtatë vende, ka rezultuar në shfarosjen e një prej rrjeteve më aktive të trafikut të kokainës në Evropë, raporton IndeksOnline.
Sot, Eurojust dhe Europol mbështetën një sërë aksionesh të kryera në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë të cilave u kontrolluan mbi 80 vende dhe u arrestuan 45 shqiptarë të dyshuar.
Këto përfshijnë një numër objektivash me vlerë të lartë, të hetuara në shumë raste të profilit të lartë në juridiksione të ndryshme./IndeksOnline/
