75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shkatërrimi nga tërmeti, Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq shkojnë në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar në Durrës tre liderët e Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ai i malazez, Milo Gjukanoviq si dhe maqedonasi, Zoran Zaev kanë shikuar nga afër dëmin e madh të tërmetit, që ndodhi me 26 nëntor, transmeton Indeksonline

Ndryshe, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë ditës së djeshme kanë zbarkuar në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve.

Gjatë ditës së sotme pritet që poashtu të zhvillohet “Sesioni i liderëve”, derisa në orën 12:00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Në orën 13:15 aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për media.