Shkatërrohen 11 bimë kanabis në Vushtrri, nuk dihet kush i mbjelli

Dje në komunën e Vushtrrisë janë shkatërruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme nga njësiti policor.
Sipas raportit 24 orësh, ende nuk dihet se kush i mbjelli ato.
“Vushtrri 20.08.2020 –10:06. Njësiti policor ka pranuar informatë se në një lokacion ka të mbjella bimë narkotike. Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se informata është pozitive dhe kanë sekuestruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme. Nuk dihet pronari i tyre, bimët janë shkatërruar nga njësiti përkatës dhe rasti është duke u hetuar”./IndeksOnline/