75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Shkatërrohen pushimoret në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet

Pushimoret në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë janë shkatërruar nga persona të panjohur.

Ndonëse nuk ka shumë kohë kur është përuruar ky shesh, dikush ka vendosur që ta demoloi atë, raporton IndeksOnline.

Ky shesh, i cili gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe, ndërsa projekti për rregullimin e tij kishte nisur në mars të vitit 2018.

Kostoja për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” ka qenë afër 310 mijë euro./IndeksOnline/