Shkatërrohen të gjitha spitalet në rajonin e Luhanskut

Të gjitha institucionet mjekësore dhe spitalet në rajonin e Luhanskut, në Ukrainën lindore, janë shkatërruar nga forcat ruse.
Kështu ka deklaruar të enjten kreu i administratës shtetërore të Luhanskut, shkruan CNN.
“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë midis Rusisë dhe Ukrainës, çdo institucion mjekësor në rajonin tonë është granatuar”, deklaroi Sergey Gaidai.
Në të njëjtin postim, lideri postoi disa fotografi të spitalit të dëmtuar të Rubizhne, një objekt mjekësor që ishte “i ri” dhe i mbushur me “pajisje të teknologjisë së lartë”.
Gaida akuzoi kryemjekun e atij spitali për tradhti, pasi u pajtua me deklaratën e Rusisë se forcat ukrainase qëndronin pas shkatërrimit të atij objekti.