75 Mall Live Search
15:26 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkatërrohet grupi kriminal, gjashtë persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjashtë personë të dyshuar në kuadër një operacioni që është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Prizren e Ferizaj.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Policia ka konfiskuar po ashtu para kesh, armë, municion e prova të tjera./Indeksonline/