75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i drogës

Drejtori i Përgjitshëmi Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi sot finalizimin e një megaoperacioni ndërkombëtar droge, për goditjen e një karteli që vepronte në Shqipëri dhe Greqi të koduar “Kufiri i Gjelbër”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Nga ky operacion janë goditur anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Greqi.