21:03 / E Martë, 26 Maj 2020

Shkatërrohet memoriali i dy ushtarëve amerikanë që dhanë jetën në Prizren

Memoriali i ngritur në Prizren i David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, dy ushtarë amerikan të cilët më 5 maj 1999 dhanë jetën në këtë qytet, është shkatërruar, shkruan IndeksOnline.

Një qytetar ka publikur disa fotografi të këtij memoriali ku shihet në gjendje të mjerueshme.

Komuna e Prizrenit është kritikuar nga qytetarët për mungesën e përkujdesjes për këtë memorial./IndeksOnline/