10:11 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shkatërrohet përfundimisht ISIS-i në Raqqa

Ushtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë tërësisht kontrollin mbi qytetin e Raqqën në Siri nga Shteti Islamik, tha të martën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Poashtu një dëshmitar tha për Reuters se koaliconi fitues ka ngritur një flamur të milicisë brenda stadiumit Raqqa të martën, një nga zonat e fundit që u mbajtën nga Shteti Islamik në ish kryeqytetin e tyre sirian.

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), një aleancë e milicive kurde dhe arabe mbështetur nga një aleancë ndërkombëtare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë luftuar kundër Shtetit Islamik në Raqqa që nga qershori./AktivPress