Shkatërrohet rafineria e naftës në Kremençuk të Ukrainës

Një rafineri e naftës në qytetin Kremençuk, në Ukrainën qendrore, është shkatërruar plotësisht nga sulmet ruse, tha guvernatori i rajonit Poltava, raporton Reuters.
“Zjarri në rafineri është shuar, por ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe më nuk mund të operojë”, ka thënë guvernatori, Lunin Dmytro.
Gazeta Kyiv Independent ka raportuar se sulmet me raketa më 1 prill kanë shkatërruar rafinerinë e naftës, që është më e madhja në Ukrainë.
Kremençuk është një qytet kryesor industrial në Ukrainë.