14:38 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

“Shkatërruesi” nga Filipinet, Manny Pacquiao rikthehet në ring për të mbrojtur titullin

Boksieri i njohur Manny Pacquiao do të rikthehet në ring gjatë këtij muaji për të mbrojtur titullin në kategorinë ‘Welterweight’.

Për kundërshtar do ta ketë amerikanin Adrien Broner. Lufta do të bëhet në ‘MGM Grand Garden Arena” në Nevada të SHBA-ve me 19 janar, transmeton Indeksonline.

Titullin në kategorinë ‘Welterweight’ e fitoi vitin e kaluar duke e mposhtur me nokaut argjentinasin Lucas Matthysse.

Pacquiao ka një karrierë të gjatë të mbushur me shumë suksese. Gjithsej ai është ndeshur 69 herë, duke fituar 60 ndeshje, humbur shtatë dhe barazuar dy herë. /Indeksonline/