Shkel rregullat e shpejtësisë, qytetari nga Drenasi “paguan” mbi 6 milionë euro gjobë
Një qytetar i Kosovës ka marrë një dënim trafiku për tejkalim të shpejtësisë.
Idriz Berisha nga Drenasi kishte shkuar për ta paguar këtë dënim, por kur ka marrë faturën e pagesë filiali për transferin e parave kishte lëshuar një gabim.
Në vend të vlerës së saktë të dënimit, atij i figuron se ka paguar një vlerë prej 6 milionë e 45 mijë e 246 euro.
Madje kjo ishte firmosur nga vet Berisha dhe punëtori i bankës në fjalë./Indeksonline/