Shkelën rregullat e Covid-19, Juventusi merr vendimin e ashpër për Dybalan, McKennie dhe Arthur

Sipas gazetës, ‘La Stampa’, zyrtarët e Juventusit janë zemruar me veprimin e fundit të futbollistëve, Dybala McKennie dhe Arthur.
Pas që të tre, janë grumbulluara në një aheng privat, duke shkelur rregullat e Covid-19, shkruan IndeksOnline
Sipas raporteve në Itali, McKennie organizoi një aheng privat duke ftuar dhjetë persona, përfshirë dy shokët e tij të skuadrës.
Është e ndaluar të organizohen parti private në Itali sipas rregullave aktuale të COVID.
Fqinjët thirrën Policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie.
Sidoqoftë, sipas La Stampa, pasojat për treshen mund të jenë edhe më të mëdha.
Gjigandët e Serie A thuhet se po mendojnë të pezullojnë futbollistët e tyre të cilët mund të qëndrojnë jashtë të shtunë në ‘Derby della Mole’ kundër Torinos.