75 Mall Live Search
23:54 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, Spiropali: E shqetësuar për situatën e krijuar

Ministrja  shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, duke theksuar se NATO mbetet e bashkuar, raporton Tch.

“Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. @Tsahkna #NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.