75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shkelja e rëndë që po iu bëhet kësaj kategorie në zgjedhje

Personat me aftësi të kufizuara sikur për çdo zgjedhje, edhe në këto të sotme jo të gjithë kanë pasur qasje në objekte të qendrave të votimit nëpër komunat ku po mbahen gara e balotazhit.

Drejtori i Shoqatës së paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës (Hendikos), Afrim Maliqi për Indeksonline ka thënë se këta persona kanë vështirësi në objektet ku votohet.

“Ka vështirësi të cilat kanë qenë kanë qene ëdhe në zgjedhjet e kaluara si dhe për cdo herë këto vështirësi po përsëriten, sepse nuk është rregullu përshtatshmëria në objekte në përgjithësi ku votohet. Në disa shkolla vetëm hyrja është e mundshme por jo edhe ngjitja lartë ku duhet të votohet është e pamundur për ta për dallim nga qytetarët e tjerë. Në cdo palë zgjedhje është gjëndja e tillë” ka thënë Maliqi.

Maliqi thotë se ka bërë ankesë vazhdimisht për këtë qasje por që ende nuk është marr në konsideratë.

Prej rasteve deri me tash ka ka shumë që kanë has në vështirësi për shkak se në ato objekte si cdo herë shkojnë të votojnë mirëpo kanë problem qasjen. Kemi bërë ankesë, gjithmonë e kemi ngritë këtë çështje, por që ende nuk është marr në konsideratë. Shpresojë të rregullohet paraprakisht, sidomos kjo që i prek drejtpërdrejt kuvendit komunal. Këtë duhet të kenë parasysh kryetarët e ardhshëm” ka shtuar Maliqi.

Personat me aftësi të kufizuara vazhdimisht janë ankuar për shkak të vështirësisë në qasje në objektet ku gjenden qendrat e votimit./Indeksonline/