Shkelma e grushta pa ndalë! Adoleshentja mbledh shoktë për të rrahur gruan në park
Në Kanada, një 13 vjeçare supozohet të ketë organizuar një sulm ndaj një gruaje në parkun Pleasant Hill.
Bonnie Halcrow, 33 vjece shkoi të merrte vajzën nga parku por u përball me një grup fëmijësh që e godisnin vazhdimisht.
Fëmijët e moshës 10-14 vjec filluan ta qëllonin me grushta e shkelma sepse i tha që të mos hidhnin gurë tek burri që shtynte një frigorifer me karrocë.
Pamjet tregojnë 33-vjecaren e rrëzuar në tokë nga fëmijët që qeshin dhe nuk largohen prej saj. Në momentin që ajo u ngrit në këmbë, të gjithë ia mbathën.
Pamjet kanë rënë në duart e policisë dhe 13-vjecarja që e organizoi të gjithën do të marrë një dënim ligjor.