75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / B O

Shkelmi i macës zbulon pagën e Zoumas, ka përçarje në skuadër sepse paguhet tepër!

Kurt Zouma u gjobit nga skuadra e Premier League, West Ham pasi goditi një mace. Mediat raportuan se dënimi prej 250 mijë funtash do të thotë se Zouma duhet të luaj dy paguaj pagat e dy javëve për shkelmin ndaj maces, duke zbuluar pagën e saktë të tij.

Bazuar në këto raportime, del se Zouma është lojtari më i paguar te West Ham. Kjo ka acaruar bashkëlojtarët e tij që ndihen të injoruar që francezi është lojtari më i paguar në skuadër.

Thuhet se ka pakënaqësi në mesin e një grupi lojtarësh që Zouma fiton dukshëm më shumë se ata dhe disa nga ta do të kërkojnë menjëherë rritje page./Indeksonline/