75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkëlqen Durant, Golden State triumfon në gjysmëfinalen e parë

Golden State fituan 104-100 ndaj Houston, në atë që është konsideruar si finalja e parakohshme.

Një ndeshje dramatike, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitore.

Golden State ishte më së shumti në epërsi, por pa u shkëputur, ndërkohë që edhe Houston hera-herës udhëhiqte sfidën.

Ishte Kevin Durant ai që bëri diferencën në fushë, duke realizuar 35 pikë për skuadrën e Warriors, ndërkohë që të pestë titullarët e Golden State realizuan mbi 13 pikë.

Për Houston u dallua i zakonshmi Harden, që realizoi 35 pikë, mbështetur edhe nga Gordon me 27, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Golden State udhëheq 1-0 serinë e gjysmëfinaleve.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Milwaukee – Boston, 90-112 (0-1)

Toronto – Philadelphia, (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off

Golden State – Houston, 104-100 (1-0)

Portland – Denver