75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkëlqen edhe Besar Halimi, realizon dy asiste

Kjo ka qenë fundjava më e mirë për futbollistët e Kosovës që luajnë në Evropë.

Besar Halimi ka realizuar dy asiste për shokët e tij në barazimin 3-3 të Brondby kundër Aalborg në superligën daneze.

24 vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Këtë javë kanë shkëlqyer shumë futbollist të Kosovës, sidomos reparti i sulmit.

Kololli, Rashica dhe Muriqi kanë realizuar nga dy gola derisa ka realizuar edhe Zeneli dhe Shala.

Kjo formë e mirë është një përparësi e madhe për Challandes para ndeshjeve me Danimarkën dhe Bullgarinë. /IndeksOnline/