75 Mall Live Search
07:48 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

Shkëlqen LeBron James, Lakers fitojnë ndaj Detroit Pistons

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar një tjetër fitore në NBA, pasi mposhti Detroit Pistons me rezultatin 125-111.

Një paraqitje të mirë e zhvilloi basketbollisti amerikan, LeBron James, shkruan Indeksonline

James realizoi 25 pikë, bëri një kërcim dhe tetë asistime.

Paraqitje të mirë bëri edhe bashkëlojtari i tij, Russell i cili shënoi 21 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.

Te ekipi kundërshtar, më i miri në fushë ishte Thompson me 19 pikë dhe dy kërcime./Indeksonline/