Shkëlqen Luka Doncic, Dallas fiton derbin ndaj Brooklyn

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitore të madhe në NBA, pasi mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 107-119.
Në këtë takim shkëlqeu dyshja e Dallas, Irving dhe Luka Doncic, shkruan Indeksonline
Irving realizoi 36 pikë, bëri 2 kërcime dhe pesë asistime.
Kurse, basketbollisti slloven Luka Doncic realizoi 35 pikë, bëri 18 kërcime dhe 9 asistime.
Te skuadra e Brooklyn Nets më i miri në fushë ishte, Bridges me 28 pikë, një kërcim dhe katër asiste./Indeksonline/