16:19 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shkëlqen me pamjen Camilla Cabello, konfirmohet lidhja e saj me Shawn Mendes

Këngëtarja e njohur kubanezo-amerikane Camilla Cabello njihet për këngët e saj, poashtu edhe tekstet që shkruar, shkruan Indeksonline.

Ajo tash e shumë kohë është përfolur për lidhjen e saj me Shawn Mendes duke i ‘ngacmuar’ fansat me paraqitjet e tyre për vite me radhë, por duke lënë në pikëpyetje statusin e mardhënjes së saj, e cila duket se është rritur në muajt e fundit.

Mendes së fundmi e konfirmoi se është në lidhje me bukuroshen Cabello.

Cabello u pa të hënën në aeroportin ndërkombëtar John F Kennedy në New York City.

Ajo po shkëlqente me dukjen duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Por këngëtarja ishte më e rezervuar kur e pyetën rreth dashurisë, por kështu nuk ishte edhe i dashuri i saj Shawn Mendes i cili publikisht e pranoi për herë të parë që është në një lidhje romantike. /Indeksonline/