75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu këtë muaj, keni rastin ta zgjedhni si ”yllin e muajit” te Liverpooli

Derisa tani jemi në përfundim të muajit dhjetor, është koha që tifozët e Liverpoolit ta zgjedhin lojtarin më të mirë të këtij muaji.

Dhe pas, një ecurie prej tetë ndeshjeve me fitore, tifozët e Liverpoolit do ta kenë të vështirë ta zgjedhin ”yllin e muajit”.

Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë muaj, që filloi me fitoren dramatike në derbi, ndaj Evertonit, transmeton IndeksOnline.

Fitoret ndaj Burnleyt, Bournemouth, Napoli, Manchester United, Wolverhamptonit, Newcastles dhe Arsenalit e bën këtë muaj përrallor për ”Të Kuqtë”.

Në listën e lojtarëve më të mirë të këtij muaji është edhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi gola të rëndësishëm, sidomos ndaj Man Unitedit, në derbin e Anglisë.

Megjithatë, edhe lojtarët tjerë të Liverpoolit si Virgil van Dijk, Mo Salah, Andy Robertson, e të tjerë, ishin në formë jetësore këtë muaj./IndeksOnline/