Shkëlqeu kundër Kroacisë, Dinamo Zagreb me postim të veçantë për Arbër Hoxhën

Dinamo Zagreb ka bërë një postim të veçantë për futbollistin e Shqipërisë, Arbër Hoxhën.
Ai luajti në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Kroacisë, por që pati një paraqitje fantastike, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, klubi kroat ku luan Arbër Hoxha bëri postim special për futbollistin kosovar.
Kjo ishte ndeshja e dytë e 25-vjeçarit nga Istogu në Kampionatin Evropian, pas asaj ndaj Italisë, ku poashtu u inkuadrua në lojë nga banka rezervë.
Kujtojmë që ndeshja Kroaci – Shqipëri, përfundoi me barazim 2-2./IndeksOnline/