Shkëlqeu me Llapin, Hyseni shpallet “Ylli i Javës”
Si çdo javë FFK-ja publikon çmimin e lojtarit të javës në Superligën e Kosovës.
Këtë javë fitues është shpallur sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni i cili ka shkëlqyer ndaj Ballkanit në fitoren 2-4, ku shënoi 2 gola.
Hyseni, foli pas marrjes së këtij çmimi nga FFK.
“Personalisht, jam i lumtur që jam rikthyer në Superligë, aty ku edhe e kam lënë, duke shënuar gola dhe duke u ndier mirë që po e ndihmoj ekipin drejt qëllimit për të qenë në pjesën e epërme të tabelës, që është edhe synimi ynë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë që të bëjmë diferencën.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Hyseni, u rikthye te Llapi në formë huazimi nga skuadra daneze Horsens, ku ka shënuar rreth 5 gola në Superligë./IndeksOnline/

