75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / G T

Shkëlqeu ndaj Wolfsburgut, Bayerni e shpërblen me kontratë mesfushorin kroat

Katër lojtarë kanë nënshkruar kontratë me skuadrën e parë të Bayernit.

Mes tyre edhe të mesfushorit kroat, Lovro Zvonarek ku para ca ditësh ka shënuar golin e tij të parë.

Mesfushori kroat, nënshkroi kontratën e parë me Bayernin deri në vitin 2027 dhe po ashtu shihet si e ardhmja e skuadrës së tij dhe e Kroacisë.

19-vjeçari, erdhi te “Bavarezët” në vitin 2022 nga skuadra e Slaven Belupos, ku deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Bayernit dhe ka shënuar 12 gola në 39 paraqitje.

Zvonareku, bëri debutimin me skuadrën e parë në janar kundër Augsburgut dhe ka bërë gjithsej katër paraqitje me skuadrën e parë, ku në të fundit shënoi edhe gol.

Përveç tij, nënshkruan kontratë dhe Noel Asoko Nkili deri më 2027 dhe Adam Aznou deri më 2026./IndeksOnline/