75 Mall Live Search
16:02 / E Diele, 30 Qershor 2024 / G T

Shkëlqeu në Championship, Chelsea siguron mesfushorin e Leicester Cityt

Skuadra e Chelseat duket se ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për mesfushorin, Kiernan Dewsbury-Hall.

Hall pritet të nënshkruaj kontratë me klubin londinez gjatë merkatos së verës, shkruan Indeksonline

Blutë e Londrës pritet t’i ofrojnë rreth 35 milionë euro për 25-vjeçarin i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me “dhelprat” në Championship.

Hall gjatë sezonit që lam pas, zhvilloi 44 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri 14 asiste.

Të interesuar për shërbimet e mesfushorit kanë qenë edhe skuadra tjera, përfshi këtu edhe Milanin e Serie A./Indeksonline/