75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Shkëlqeu në Euron 2024, N’Golo Kane mund të kthehet në Premier League

Mesfushori i Kombëtares së Francës, N’Golo Kane, mund të rikthehet në Premier League pasi zhvilloi ndeshje tejet të mira në Euron 2024.

Kante u largua nga Chelsea dhe u transferua në Al-Ittihad gjatë sezonit të kaluar, shkruan Indeksonline

Edhe pse u mendua se karriera e mesfushorit francez mori fund – Didier Deschamps befasoi të gjithë duke e ftuar lojtarin në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Në fakt, edhe pse mori shumë kritika – Kante ua mbylli gojën kritikuesve duke bërë paraqitje fantastike.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Kante tani ka marrë interesime nga skuadrat e ndryshme – përfshirë këtu edhe West Hamin nga Premier League.

Por, Al-Ittihadi nuk dëshiron shitjen e futbollistit, ndërsa lojtari dhe agjenti i tij tashmë kanë filluar bisedimet me klubin “The Hammers”./Indeksonline/