Shkëlqeu në gjysmësezon, Dortmundi e do transferimin “komplet” të Ian Maatsenit

Mbrojtësi holandez, Ian Maatsen, po shkëlqen me Borussia Dortmundin këtë sezon.
Siç transmeton gazetari Romano, skuadra gjermane do të fillojë bisedimet me Chelsean për holandezin për ta bërë lëvizjen e përhershme.
Maatsen, thuhet se është shumë i lumtur te “Verdhezinjtë” dhe se Dortmundi do të ofrojë rreth 35 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që Maatseni, bashkë me skuadrën e tij do të përballet me 14-herë kampionët e Evropës në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Wembley që do të zhvillohet këtë të shtunë./IndeksOnline/
🟡⚫️ Borussia Dortmund will approach Chelsea after the UCL final to negotiate for Ian Maatsen.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 29, 2024
The opening proposal will be under £35m clause value but with different structure.
Maatsen, very happy at Dortmund and among priority targets for BVB. pic.twitter.com/O71EkNUj6D