75 Mall Live Search
10:03 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Shkëlqeu në ndeshjet para-kualifikuese në Kupën e Botës, shoku i Vedat Muriqit po kërkohet nga klubet në Premierligë

Një nga lojtarët më të mirë të këtyre ndeshjeve në fazën para-kualifikuese të Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’, Ozan Tufan ka ngjallur interesim të madh nga klubet e Premierligës.

Mesfushori turk bëri paraqitje fantastike me Kombëtaren e Turqisë. Ai shënoi dy gola gjatë fitores së Turqisë 3 me 0 kundër Norvegjisë, shkruan IndeksOnline

Shoku i yllit kosovar, Vedat Muriqi – tani po kërkohet nga disa klube të njohura në Premierligë. Sic shkruan ‘Takvim’, Tufanin po e kërkojnë Leicester City dhe Crystal Palace.

Shuma që skuadra e Fenerbahçes po kërkon për lojtarin 26-vjeçar shkon deri në 20 milionë euro.

Kurse çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ është vetëm 9.5 milionë euro./IndeksOnline/