75 Mall Live Search
15:11 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Shkëlqeu në UEFA Youth League me 2 Korrikun, Prishtina e transferon Rin Ahmetin

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Prishtina ka bërë transferimin e fundit gjatë merkatos së dimrit.

Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me lojtarin e talentuar, Rin Ahmeti, shkruan Indeksonline

“Futbollisti i talentuar, Rin Ahmeti është transferimi ynë i fundit për afatin kalimtar të janarit. Ai është 16 vjeçar dhe njihet për aftësitë e tij në fushë, dedikimin dhe potencialin që ka.”, shkruhet në postin e klubit

Ahmeti që luan si sulmues i krahut ishte pjesë e 2 Korrikut me të cilën ekipi luajti në Youth Champions Leauge arriti të shënojë 2 gola e bëri 2 asistime.