75 Mall Live Search
19:10 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

Shkëlqimi i Gonzalo Garcia, Endrick mund të largohet nga Real Madridi

Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Endrick mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti mund të lejohet të ndryshoj skuadër vetëm në formë huazimi, shkruan Indeksonline

Ky largim i mundshëm i brazilianit lidhet me shkëlqimin e sulmuesit, Gonzalo Garcia në Kupën e Botës për Klube.

Gonzalo ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist me Real Madridin dhe duket se do i zë vendin Endrickut.

Shumë skuadra tashmë janë interesuar për lojtarin brazilian që momentalisht është i lënduar. Madje ka oferta edhe nga skuadrat e Premier League./Indeksonline/