75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / C E

Shkëlqyen te Eintrachti, Milani kërkon t’i bëjë sërish bashkë dy sulmuesit ballkanas

Ralf Rangnick është vetëm një hap larg firmës dhe zyrtarizimit te Milani, ndërsa në Itali janë të sigurt për marrëveshjen mes palëve dhe këmbëngulin se pritet vetëm përfundimi i sezonit, që të bëhet edhe prezantimi zyrtar.

Tekniku gjerman do të vijë me rolin e dyfishtë, atë të trajnerit dhe atë të drejtorit teknik, ose thënë ndryshe do të jetë vetë ai që do të bëjë merkaton dhe do të drejtojë skuadrën gjatë sezonit të ardhshëm.

Kështu largimi i Zlatan Ibrahimovic është thuajse i sigurt tashmë, pasi vetë Rangnick nuk dëshiron të besojë te suedezi, por edhe klubi kuqezi nuk ka ndërmend të paguajë një pagë aq të lartë për një futbollist 38-vjeçar.

Pikërisht për këtë arsye, emri në listën e Rangnick dhe Gazidis është ai i serbit të Realit të Madridit, Luca Jovic, të cilin spanjollët e vlerësojnë 50 milion euro, por marrëdhëniet me Milanin janë mjaft të mira dhe mund të gjendet gjuha e përbashkët.

Dy sezone më parë, serbi shkëlqente te Eintrachti i Frankfurtit, pikërisht në krah të kroatit Ante Rebic, i cili verën e kaluar iu bashkua Milanit dhe Rangnikc dëshiron të formojë sërish të njëjtën dyshe sulmuese në skuadrën kuqezi.

Të dy bashkë udhëhoqët Eintrachtin e Frankfurtit në dy sezone mjaft të mira, që u konkretizuan me triumfin në Kupën e Gjermanisë dhe gjithashtu edhe na rritjen e gjysmëfinaleve të Ligës së Europës.

Për më tepër, edhe me cilësitë që disponojnë, plotësojnë mjaft mirë njëri-tjetrin, pasi Jovic është një sulmues i parë, që mban mirë zonën kundërshtare dhe di të lëvizë edhe jashtë saj, për të lënë hapësira për shokët.

Nga ana tjetër, kroati është shumë teknik dhe i pëlqen të niset më mbrapa, për të qenë më tepër në kontakt me topin, por do të shfrytëzojë mirë hapësirat që i lirohen, gjë që e ka treguar edhe gjatë këtyre muajve në krah të Ibrahimovic.