Shkëlzen Lushtaku vendos të pensionohet nga futbolli

Kapiteni i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.
Ai ka qenë një figurë emblematike për klubin e Skenderajt, ku i cili largohet pas 23 vjetësh, duke mbyllur kështu kapitullin e tij futbollistik si kapiten te skuadra e zemrës.
Lushtaku, vendimin e tij e bëri të ditur në një status në Facebook, duke falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në rrugëtimin e tij.
“Faleminderit, DRENICA ime!”, shkruan ai, duke shtuar se ndonëse largohet fizikisht nga fusha, zemra e tij do të mbetet gjithmonë me Drenicën, transmeton Klankosova.tv.
Ai përmendi me mirënjohje të veçantë bashkëlojtarët, trajnerët, presidentët e klubit dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza”, që e kanë mbështetur në çdo hap të karrierës.
Në njoftimin e tij, Lushtaku thekson se largohet “si kampion”, duke kujtuar sfidat dhe arritjet përgjatë viteve që e kanë formuar jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.
Në fund, ai lë të hapur mundësinë për angazhime të reja, duke premtuar se “së shpejti do t’i njoftojë të gjithë për të ardhmen e tij”./IndeksOnline/