Shkëlzen Maliqi: Dialogu Kosovë-Serbi mund të zgjasë me dekada
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se, pavarësisht prej paralajmërimeve, ende nuk ka dinamikë të re në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka vlerësuar se tërheqja nga Gjykata Speciale mund ta pengojë dhe mund ta dëmtojë dialogun.
Maliqi ka thënë për “Epoka e Re” se dialogu Kosovë-Serbi mund të zgjasë me dekada.
Maliqi ka treguar se ka informata për dy platforma të grupeve punuese diplomatësh, një e Berlinit dhe tjetra e Oslos.
Por, sipas tij, mbeten spekulative se cilat janë propozimet kyç që mund t’i kënaqin të dy vendet.