17:40 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / LB

Shkëlzen Selamani, 2shi i LDK-së për kuvendin komunal të Ferizajt

Shkëlzen Selmani është kandidat për asamblenë komunale të Ferizajt nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidimi i tij për asamble është mirëpritur nga qytetarët e Ferizajt.

Në takime të shumta me qytetarë, ai ka marrë përkrahjen në këtë garë.

Selmani mban numrin 2 në listën e LDK-së.

Në disa shkrime në “Facebook”, ai është zotuar se me LDK-në në qeverisje komunale do të ketë subvencione nga buxheti komunal për programe bujqësore duke i trajtuar me prioritetin më të lart nga gjithë sektorët tjerë.

Poashtu ai ka thënë se me LDK-në qeverisje, do të hapet zyra e veçantë për ndërmarrësi, në kuadër të zyres bizneset  ekzistuese e veçanërisht startup-et do t’i marrin këto shërbime falas.