11:01 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Shkëlzeni ka një emër përkëdhelës për Arminën, e zbuloi Flori Mumajesi në dasmën e tyre

Mbrëmë ka qenë nata e tyre, Arminës dhe Shkëlzenit.

Mes atmosferës, muzikës së mirë, familjarëve dhe miqve, çifti po kurorëzojnë martesën.

I ftuar në dasmë për të interpretuar ka qenë dhe Flori Mumajesi, i cili teksa këndonte për çiftin ka zbuluar emrin me të cilin Shkëlzeni i thërret Arminës me përkëdheli.

“Shkëlzeni e thërret me përkëdheli Arminën ‘Topoxhixho’”, ka thënë Flori duke kënduar më pas për çiftin.