Shkëmb Manaj: Gratë e Istogut dëshmuan forcën e LDK-së
Shkëmb Manaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar takim me gratë e Istogut, për të cilat tha se dëshmuan edhe një herë forcën e LDK-së dhe të Kosovës kur gratë bëhen bashkë.
Manaj u shpreh mirënjohës për rolin e grave, duke i cilësuar ato si shtyllë kryesore të familjes dhe forcë të rëndësishme në udhëheqjen e shtetit në të gjitha fushat e jetës.
“U mirëpritëm nga gratë e Istogut, të cilat na treguan sërish sa e fortë është LDK dhe Kosova kur gratë bëhen bashkë. Përherë i jemi mirënjohës rolit të tyre si shtylla kryesore e familjes dhe forca e udhëheqjes së shtetit të Kosovës në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar Manaj.
Manaj në zgjedhjet e 7 qeshorit, kandidon me numër 20./IndeksOnline/

