75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L K

Shkëmb Manaj: S’ka kush që e ndal Vrellën

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Shkëmb Manaj, është entuziazmuar nga tubimi që u mbajt mbrëmë në Vrellë. 29-shi i LDK-së ka thënë se Vrellën s’ka kush që e ndalë.

“Vrellën ska kush e ndal!
Vrella është LDK dhe LDK-ja është Vrellë!
Sonte në Vrellë – aty ku filloi historia jonë, aty ku u vunë themelet e para të LDK-së në Istog.
Vrella është shumë më tepër se histori, ajo është frymëzim, forcë dhe vazhdimësi.
Ky bastion i pathyeshëm ka qenë frymëzim për liri, demokraci dhe pavarësi.
Me themelet e vizionit rugovian, qëndresën e themeltarëve dhe energjinë e të rinjve, ne vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë”, shkruan Manaj në njoftim.