“Shkëmbi” dhe “Rumia” kujtojnë viktimat e “Masakrës së Tivarit”
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Bjeshkatare “Rumia” nga Ulqini, kanë përkujtuar “Masakrën e Tivarit”, masakër kjo që konsiderohet si një nga plojat më të mëdha e të përgjakshme të kryer ndaj shqiptareve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajin mars dhe prill të vitit 1945.

Me këtë rast këto dy shoqata kanë bërë një ecje të gjatë deri në 12 kilometra me ç’rast janë vizituar edhe Shpellën e Kuqe, Baltna, Kronin e Shkallës si dhe vendet e tjera të kësaj masakre.
Në këtë organizim morën pjesë rreth 90 bjeshkatarë nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Me këtë rast të gjithë bjeshkataret bënë homazh dhe vendosen lule ne përkujtim te viktimave te pafajshme, ndërsa me një minute heshtje u nderuan të gjitha viktimat e kësaj masakre.

Në këtë masakër ranë për të mos vdekur kurrë edhe 4 mijë persona. Bjeshkataret poashtu kanë vendose lule të freskëta dhe mbollën një dru ulliri tek Monopoli i Duhanit, e cila përshkruan rrugën e cila njihet si rruga e të mbajturave të asaj masakre, ose ndryshe përshkruhet si rruga përmes “Korridorit të shpëtimit”.
