75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

Shkëmbi: Kishim presion gjatë gjithë lojës, Llapi e meritoi fitoren!

Ka përfunduar takimin ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Edon Sadriu ishte shpëtimtari i Llapit, pasi shënoi gol në minutën e 69, për të vendosur kështu edhe rezultatin final në 1:0, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Ballkanit, Bledi Shkëmbi i cili e uroi Llapin për fitore dhe pranon se skuadra e tij gabuan.

“Bemë një paraqitje të dobët, kemi pasur shumë presion gjatë gjithë lojës, nuk kemi pasur qetësin e duhur, duhet t’i menaxhojmë m më mirë situatat”, tha fillimisht Shkëmbi.

“Llapi mendoj se e meritoi fitoren. Kishim problemi në fazën sulmuese, janë edhe shumë ndeshje, ne do të vazhdojmë me stërvitje dhe të qartësohemi se çfarë të bëjmë gjatë lojës, duhet të kthehemi të luajmë futboll të mirë”, tha ai.