75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Shkëmbi: Kundërshtari kishte ardhur për barazim dhe ia doli

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat që nga fillimi i takimit luajtën me shumë siguri, ku edhe rezultatin final e vendosën në 0:0, shkruan IndeksOnline

Në këtë ndeshje në minutën e 81 me karton të kuq u ndëshkua Sinani i Ballkanit që për 9 minuta ia vështirësoi vërtetë punët Ballkanit.

Pas kësaj ndeshje foli edhe trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi i cili tha se ata të dyja skuadrat bën lojë të mirë.

“Unë mendoj se ishte një lojë e mirë për të dy rivalet për titull, ishte një lojë me ritëm të ulët, kundërshtari kishte ardhur me marr një barazim dhe ia doli. Në u munduam deri në fund për ndeshjen”, tha Shkëmbi.