75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / Blerim

Shkëmbi: Me Ballkanin të bëhemi kampion e të dalim në Evropë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ishte me fat kësaj radhe, pasi me golin e Dakut në minutën e 80’të e fitoi këtë sfidë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje sfoli edhe tekniku i Ballkanit, Bledi Shkëmbi i cili tha se synimi i tyre si skuadër është të punojnë fortë të dalin në Evropë e të bëhen kampion.

“Po, Feronikeli ka një skuadër të mirë dhe një trajner të mirë, ne arritëm të shënonim dhe morëm tre pikë”, tha fillimisht Shkëmbi.

“Kemi dhe dy ndeshje shumë të vështira dhe janë shumë afër njëra tjetrës, të shohim se si do ia dalim, ne duhet të përgatitemi”.

I pyetur se marrëveshja me Ballkanin a ishte që të jenë kampion?

“Marrëveshja është të bëjmë maksimumin, të dalim në Evropë e padyshim te bëhemi kampion”, tha ai.