75 Mall Live Search
22:31 / E Diele, 10 Janar 2021 / C E

Shkëmbi me “fshesë” te Ballkani, largon nëntë futbollistë

Nëntë futbollistë janë larguar nga Ballkani derisa drejtimin e klubit e ka marrë trajneri Blendi Shkëmbi.

Me gjashtë lojtar skuadra nga Suhareka ka ndërprerë bashkëpunimin derisa tre të tjerë i ka dërguar në huazim.

Ky është njoftimi i klubit:

Njoftim

Të dashur tifoz ??

Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët : Armend Rugji;Liridon Fetahaj;Roni Gashi;Melos Bajrami; Armin Bosnjak; Leorant Marmullaku

Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll ?Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale ?, Huazimet:Albin Berisha (Liria FC);Endrit Asllanaj (FC Malisheva);Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Na priftë e mbara Suharekë ?