Shkëmbi: Merituam tre pikët!

Trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi shprehet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër një Llapi shumë të fortë.
Ballkani arriti fitore minimale 1 me 0 për të vazhduar kryesimin në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse një ndeshje që filloi dhe u mbyll me shumë polemika, Ballkani arriti t’i fitoj tre pikë të mëdha dhe për këtë paraqitje shprehet tejet i lumtur trajneri shqiptar, Blendi Shkëmbi.
“Merituam tre pikë. Luajtëm kundër një kundërshtari që ka një ekip shumë të mirë. Për fat të mirë djemtë arritën të jepnin maksimumin. Asgjë s’ka mbaruar akoma. Kemi edhe pesë finale të cilat duhet t’i luajmë me të njëjtin besim dhe përqendrim. Të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm. Ne duhet të japim atë që duhet javë pas jave. Javën e ardhshme kemi një ndeshje të vështirë kundër Drenicës”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.
Me fitore Ballkani tani ka 67 pikë në pozitën e parë, një më shumë se vendi i dytë Prishtina (66)./IndeksOnline/