Shkëmbi pas humbjes nga Arbëria: Jemi larg luftës për titull

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Arbërisë, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ishte një fitore e madhe për Arbërinë, ku pretendon ti largohet zonës së rrezikshme në tabelë, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj ndeshje foli edhe trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi, ku tha se ekipi i tij janë larg luftës për titullin në Superligë.
“Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë në pjesën e epërme të tabelës. Dy humbje që na rendojnë shumë, patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Do mundohemi t’i luftojmë të tri ndeshjet dhe shpresoj që të arrijmë në garat evropiane”, tha fillimisht trajneri.
“Janë dy ndeshje që po vuajmë shume, ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë siç duhet, edhe lodhja e bën të vetën, por që nuk diskutohet. Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.